Çështja e hyrjes eventuale e Serbisë në NATO është aktualizuar edhe me shumë me rastin e vizitës së javës së shkuar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO – s Jens Stoltenberg në Beograd.
Kjo çështje u përmend sidomos me rastin me mbajtjes së ushtrimeve se si duhet vepruar në rrethana të jashtëzakonshme në ë cilat morën pjesë të 40 vendeve, më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë në Serbi e të udhëhequr nga Aleanca Ushtarake Perëndimore.
Bashkëbisedues të gazetës “blic” të Beogradit mendojnë se koncepti i neutralitetit ushtarak në Serbi nuk është real, ndërsa shtojnë se çështja e “neutraliteti ushtarak” do të shqyrtohet pasi të zgjidhet kontesti Kosovë – Serbi.
„Nëse dikush ju sulmon, ju duhet të mbroheni, nuk mund të thirreni në neutralitet ushtarak”, thotë gazetari e sociologu Slobodan Reliq.
Ai mendon se thirrja e vazhdueshme në neutralitet është e dobishme nëse bëhet fjalë për operacionin politik që do ta kishte shtyrë hyrjen eventuale të Serbisë në NATO.
Redaktor i gazetës “nedeljnik” Filip Shvarm megjithatë thotë se “neutraliteti ushtarak tingëllon mirë në deklarata politike”, por përkujton se “neutraliteti është i shpallur njëanshëm .
„Më e keqja do të ishte sikur Serbia të bëhej poligon për lojërat fuqive të mëdha. E si duke kjo, mund ta shikojmë Sirinë“, thotë Shvarm.
„NATO është gjithmonë i njëjtë. NATO ka qenë i njëjtë edhe kur është krijuar, NATO ka qenë i njëjtë edhe gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, gjatë kohës së bombardimit të Serbisë, e edhe sot”, thotë Shvarm.