A do të kufizojë udhëtimet në Europë varianti Delta i Coronavirusit?

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Varianti i ri i koronavirusit Delta po shkakton shqetësime në të gjithë botën. Por sa është i përhapur në Europë?

Vatër kryesore e këtij varianti në Europë është Anglia, me mbi 90 për qind të rasteve të reja COVID-19 në vend që i atribuohen këtij lloj të ri virusi, por Europa kontinentale po e monitoron gjithashtu situatën për së afërmi, shkruan Euronews.

Në Francë 2-4% të rasteve të COVID-19 janë me variantin Delta, ndërsa në Gjermani niveli është i ngjashëm me 2.5%.

Ndërkaq, të dy vendet kanë vendosur kufizime në udhëtime për hyrjen e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar. Franca kërkon një test me rezultat negativ prej 72 orësh për këdo që vjen nga Anglia, si dhe një karantinë shtatëditore për udhëtarët e pavaksinuar.

Si do të ndikojë ky variant në udhëtime?

Nëse nuk jeni në një vend me një nivel të lartë të rasteve, përgjigjja është jo.

Udhëtarët nga Anglia dhe Azia Jugore do t’u nënshtrohen masave të cilat ndryshojnë në varësi të vendit. Për shembull, edhe Irlanda (e cila ka një zonë të përbashkët udhëtimi me Mbretërinë e Bashkuar) ka vendosur që të karantinojë për 10 ditë udhëtarët britanikë.

Sidoqoftë, udhëtimi brenda Europës dhe midis vendeve me norma të ulëta të rasteve të varianteve Delta mbetet i paprekur, megjithëse këshillohet të kontrollohet rregullisht për të rejat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme