Përfaqësuesja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2020.
‘Dardanët’ janë mysafir të Malit të Zi në Podgoricë, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.
Në ndeshjen e parë kualifikuese, Kosova ka barazuar 1:1 me Bullgarinë, në një ndeshje të dominuar nga ‘Dardanët’.
Rezultatet e ndeshjeve të fundit, janë ecuri e një serie të jashtëzakonshme të Kosovës.
Përfaqësuesja jonë nuk njeh humbje që nga tetori i vitit 2017, kur ishte mposhtur 2:0 nga Islanda në kualifikueset për Kupën e Botës.
Që nga humbja e fundit e Kosovës, kanë kaluar 606 ditë. Arritje kjo për t’u vlerësuar.