Buton i vockël, por shumë i dobishëm
Një pikë e thekuar ose një vizë ua bën më të lehtë njerëzve me shikim të dëmtuar ose me shikim të dobët përdorimin e televizorit dhe ata mund ta përdorin atë për të përcaktuar se ku janë butonat e tjerë.
Ndihmon gjithashtu njerëzit me shikim normal kur e përdorin në errësirë.
Nëse shikoni tastierën tuaj numerike në një kompjuter portativ ose telekomandë televizori, të dyja duhet të kenë në tastin numër 5 pikën e theksuar, dy pika ose viza.
Në shumicën e rasteve këto objekte i përdorim çdo ditë, prandaj i prodhojnë në atë mënyrë që përdorimi i tyre të jetë sa më i thjeshtë.
Me rastin e prodhimit, prodhuesit mendojnë edhe për personat me shikim të dobët dhe për ata me shikim të dëmtuar, prandaj edhe është bërë standard i zakonshëm në prodhimin e telekomandave vendosja e theksuar në formë pike, dy pikave apo vizave në tastin nr. 5.
Pika ose viza në këtë rast shërben si pikë referimi prekëse dhe e bën më të lehtë përdorimin e telekomandës për personat me shikim të dëmtuar. E bën më të lehtë përcaktimin se ku ndodhen butonat e tjerë në telekomandë.
Përpos që ndihmon personat me shikim të dobët dhe me shikim, butonin numër 5 e përdorin edhe personat me shikim normal, sepse në këtë mënyrë ata mund të përdorin telekomandën pa e parë ose kur shohin televizor në errësirë.