Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urdhëruar auditimi për të treguar se a ka ndodhur edhe më herët ndonjë vjedhje në Thesarin e Shtetit.
2.1 milionë euro janë vjedhur nga Thesari në njërin prej skandaleve më të mëdha në Kosovë.
Bajrami thotë se cdo muaj ndodh barazimi dhe se mundësia që një rast i njëjtë të ketë ndodhur është shumë i vogël.
“Nga Thesari më kanë garantuar që s’ka ndodhur. Sepse çdo muaj është bërë barazimi. Por do të shohim çfarë do të dalë nga auditimi”, ka thënë Bajrami në Pressing të T7.