A lejohen në Kosovë të mbahen dy puna? Kjo është përgjigja nga ATK-ja!
Papunësia në Kosovë, brenda dhjetë vjetësh, ka shënuar rënie për mbi 17 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Nga 30 për qind sa ka qenë në vitin 2013, ka rënë në 12.6 për qind vitin e kaluar.
Më saktësisht, sipas ASK-së, numri i të punësuarave në vitin 2013 ka qenë 338.365, ndërsa 403.813 më 2022.
Shumë qytetarë në Kosovë po mundohen që të I mbajn ka dy puna e në këtë mënyrë të kursejnë mjaftueshëm para që të mbijetojnë si duhet.
E lidhur me këtë, Radio Televisioni i Kosovës ka kontaktuar zëdhënsen e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa për të mësuar se a ka drejtë punëtori në Kosovë sipas Ligjit të punës të i mbajë dy puna.
Në një përgjigje për RTK-në, zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka treguar se po patjetër që lejohet.
“Pavarësisht ku punon e sa puna i mban kontributet obligohet punëdhënësi me i pagu”, ka thënë për RTK-në, Bytyqi-Sefa.
Ndryshe, deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për cështjen e vizave ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik.