Grupi NRG Band kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
“A m’ke harru” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Vokalisti i grupit, Besnik Qaka, vjen me një interpretim të mahnitshëm dhe tashmë gjendet e plotë në YouTube.
Teksti dhe muzika është realizuar nga Nurteel dhe Besnik Qaka, kurse protagoniste në klip është modelja Nita Kreka.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘BUG Production’ dhe u realizua në një nga resortet në Gjilan.
NRG Band i kanë qëndruar besnik stilit të tyre muzikor dhe tanimë numërojnë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.