A mund ta përhapin mushkonjat Coronavirusin?

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa mushkonjat mund të përhapin disa sëmundje, kryesisht malarian, ekspertët thonë se COVID-19 nuk është në mesin e tyre.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se nuk ka të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi është përhapur nga mushkonjat ose rriqrat. COVID-19 është përhapur kryesisht nga një person në tjetrin përmes spërklave që njerëzit lëshojnë kur flasin, kolliten ose teshtijnë.

Dhe Organizata Botërore e Shëndetit thotë se një pickim nga mushkonja nuk do t’ju transmetojë virusin.

Mushkonjat mund të përhapin sëmundje të tjera, përfshirë Zika, Malaria dhe ethe të verdha, kështu që OBSH ende sugjeron të ndërmerrni hapa për të parandaluar pickimet nga mushonjat. Veshja e rrobave me ngjyrë të lehtë dhe me mëngë të gjata mund t’ju mbajë të sigurt kur dilni jashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme