A mund të jetë për pushtetin me i rrezikshëm mendimi se krimi?

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 12:15 | Nga Afrim Kasolli

Shumëkush mbase mund të ketë kritika se pse e përzgjodha rastin monstruoz të Jeffrey Dahmer për ta pasqyruar këtë fenomen. Kam lexuar edhe shumë kritika në mediat ndërkombëtare për këtë seri filmike. Familjarët e viktimave kanë shprehur zemërimin tyre për këtë prodhim të platformës digjitale Netflix.

Mirëpo, poenta e opinionit tim është tjetër kund. Kur në pjesën e fundit të serilait gjatë qëndrimit në burg Jeffrey Dahmer tundohet nga ideja për t’u pagëzuar dhe për ta fituar shpëtimin shpirtëror nëpërmjet pagëzimit, pavarësisht krimeve montuese që i kishte shkaktuar. Dhe autoritet fetare të vendit e pagëzojnë. Kjo ceremonia realizohet në “Columbia Correctional Institution”.

Është simtompatike sesi ky vrasës serik sipas këndvështrimit klerikal e fiton hirin e perëndisë, shpëtimin dhe sa hap e mbyll sytë mund rikthehet në familjen e Zotit.

Mirëpo, a nuk ka ndodhur që shumëherë klerikët fetar, dhe atë jo vetëm të një feje të caktuar, të kenë qenë shumë më të ashpër dhe radikal ndaj atyre që nuk kishin bërë asnjë krim tjetër, por vetëm pse kishin guxuar të mendonin me kokën e tyre. Pikëpamjet që këta të fundit i kishin artikuluar, ishin mallkuar si heretike, kurse ka të atillë mendimtarë që edhe pas shumë shekujve nuk mund të pranohen në familjen e Zotit.

Bie fjala, ende sot e kësaj dite ekziston një debat brenda bashkësisë krishtere për persekutimin e Giordano Bruno-s, këtij martiri të shkencës moderne. Kështu kohë më parë pas një investgimi të detajuar Kardinali, Pual Popard, pat deklaruar se “kisha kishte bërë gabim në ekzekutimin e Brunos, por kishte të drejtë në mohimin e herezive të tij”. Pra sipas tij, qëllimet e drejta u zbatuan me metoda të gabuara “church was wrong to execute Bruno but right to reject his heresies”.

Ndërkohë, një rast edhe ekstrem është ai i Spinozës. Sipas biografit të njohur të filozofit holandez me orgjinë hebraike, Steven Nadler, “në vitin 2012, një anëtar i kongregatës çifuto-portugeze të Amsterdamit nguli këmbë që më në fund kishte ardhur koha për të marrë parasysh revokimin e heremit mbi Spinozan, ma’amadi, ose anëtarët joklerikë të komunitetit, kërkuan këshillim të jashtëm për një vendim aq të rëndësishëm. Ata thirrën një komitet – mua, së bashku me tre shkollarë të tjerë – për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme për rrethanat filozofike, historike, politike dhe fetare të dekretit ndaj Spinozas. Edhe pse ata nuk kërkuan prej nesh të rekomandojmë ndonjë rrugëdalje të caktuar, megjithatë ata na kërkuan opinionet tona në lidhje me përparësitë dhe disavantazhet e mundshme në rast të zhbërjes së dekretit. Ne i dorëzuam raportet tona, dhe më shumë se një vit kaloi pa asnjë lajm. Më në fund, në verë të 2013, ne pranuam një letër që na njoftonte se rabini i kongregatës kishte vendosur që heremi të mos revokohej.

Sipas tij, Spinoza qe vërtet një heretik. Ai shtonte se përderisa ne që të gjithë mund të çmojmë lirinë e shprehjes në sferën civile, nuk ka ndonjë arsye për të pritur një liri të tillë brenda botës së Judaizmit ortodoks. Për më tepër, pyeste ai retorikisht, a janë liderët e komunitetit sot, më të mençur a më mirë të informuar lidhur me rastin e Spinozas se sa rabinët që e kishin ndëshkuar atë pikë së pari?

Atëherë shtrohet pyetja si është e mundur që një vrasës serik si Jeffry Dahmer të pranohen më aq lehtësi në bashkësinë e Zotit? Nnldërkohë ekzistojnë dilema dhe ka ende rezistencë ndaj figurave mendore sikur Bruno dhe Spinoza, të cilët që ka shumë shekuj që nuk ndodhen në mesin e të gjallëve. A janë këto raste ekstreme dëshmi se çdo gjë ka të bëjë me pushtetin. Dhe se këtë fundit më shumë e kërcon mendimi sesa krimi?

Prandaj, nuk është befasi që edhe në jetën politike i shohim se në cdo regjim të vjetër e të ri, shumë me lehtësi katapultohen ata që identifikohen me krimin dhe korrupsionin, sesa mendimin. Sepse duke i falur të parët për mëkatet e tyre pushtetarët e marrin rolin e shpëtimtarit për ndërgjegjen e vrarë të tyre.

Të ngjashme