A po e korrespondon akuzën për kërcënime presidentja Osmani si arsyetim i shkeljeve që ia bën Kushtetutës?

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 13:53 | Nga Besa Ismaili

A ndjehet e pasigurtë dhe e pabindur në vendimin e saj për mosdekretim kur kërcënon ata që mund t’a dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese?

A janë këto mungesë lidershipi apo huqje personale nga vet ajo, unë nuk jam e sigurtë.

Por një dy tri gjëra i di se, për ata të cilët Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj përceptohet si kërcënuese, të gjithë ata ndodhen në anën e kundërt të kushtetueshmërisë!

Dhe e dyta kur Presidentja haptas denoncon institucionet më të larta të drejtësisë për mungesë serioze të integritetit në procese të emërimeve të larta, dhe për t’a thënë këtë i duhet kaq shumë kohë, atëherë edhe ajo dodhet në anën e keqadashësve të drejtësisë!

Pse duhet ta kenë kaq të vështirë liderët e shtetit të Kosovës, presidentja dhe kryeministri, për t’ia sjellë ndonjë të mirë këtij vendi?

Pse?

Të ngjashme