A po planifikon Elita ta lindë fëmijën jashtë vendit?

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Këtë vit ajo ishte personazhi më i përmendur në mediet rozë, shkruan Kosovarja.

Viti 2018 ia ndryshoi jetën në thelb moderatores e cila i dha fund beqarisë me personin e zemrës, reperin Gjikon me të cilin është edhe në pritje të fëmijës së parë.

Jeta e saj private ka marrë vëmendjen më të madhe të publikut, e në rrjetet sociale ndiqet në çdo hap që bën.

Kësaj here, duke e ditur që është në prag të lindjes, ajo së bashku me vjehrrën me të cilën ka raporte të lidhura shumë ngushtë, po udhëtojnë jashtë vendit.

Edhe pse në postim Elita e ka cekur se po shkojnë diku vetëm për t’u kënaqur, mund të ndodhë që bebushi të linë jashtë Kosovës.

Të ngjashme