Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it u është ofruar një rezidencë mbretërore për të qëndruar gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e tyre muajin e ardhshëm, raporton BBC.
E gjithë familja po udhëton për në Britani.
Princi Harry dhe Meghan do të shoqërohen nga Archie (7) dhe Lilibet (5) në udhëtimin e tyre të parë familjar në Mbretërinë e Bashkuar pas katër vitesh.
BBC News ka mësuar se familjes i është ofruar akomodim në pronën mbretërore, por ata ende nuk i janë përgjigjur ftesës, transmeton Klankosova.tv.
Në vizitat e mëparshme, Princi Harry ka refuzuar një ofertë për të qëndruar në Pallatin Buckingham për shkak të shqetësimeve të sigurisë në lidhje me përdorimin e një ndërtese kaq të spikatur dhe të dukshme.
Nuk është e qartë se cila rezidencë mbretërore i është vënë në dispozicion familjes këtë herë.