A po zgjerohet Kushtetuta me vendimet e Gjykatës Kushtetuese – flet Arsim Bajrami

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka treguar se a është shkelur Kushtetuta nga pushtetet kryesore në vend.

“Mendoj se këto 13 vjet janë një kohë e mjaftueshëm për të parë se sa kemi pasur sukses në ndërtimin e një shteti kushtetues, ligjor dhe funksional”, thotë Bajrami.

“Interpretimet e Gjykatës Kushtetuese janë gjëja më e shpeshtë që ndodh në politikën kosovare. Mendoj se Gjykata Kushtetuese ka luajt rol pozitiv pasi ka marrë vendime që gjykatat tjera nuk i marrin. Ka marrë raste që i ka prodhuar politika”, thekson ai.

“Na ka dërguar në zgjedhje pas vendimeve të saj sepse edhe më 2014 kur ka pasur ndoshta rastin e parë serioz kur ishte koalicioni VLAN, largimi i dy presidentëve për shkak të shkeljeve serioze kushtetuese, rastet e tjera e sidomos rastet e fundit me shkarkimin e qeverisë Kurti kur ajo hapi derën për mandatimin e qeverisë së dytë nga partia e dytë jo nga partia e parë dhe krijoi një standard të ri në demokracinë tonë parlamentare. Ajo jo vetëm që ka mbrojt dhe interpretuar por në një mënyrë edhe e ka zgjeruar Kushtetutën me ndërtimin e standardeve të reja që nuk janë pjesë e neneve të Kushtetutës”, tha Bajrami në RTV Dukagjini.

Të ngjashme