A pritet të ketë koalicion paszgjedhor PDK-LDK në Pejë?

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, ka folur në lidhje me koalicionet paszgjedhore në këtë komunë.

Muhaxheri tha se kanë patur një bashkëpunim të suksesshëm më herët me LDK-në, duke lënë të hapur mundësinë edhe për një koalicion të mundshëm me këtë subjekt politik pas këtyre zgjedhjeve .

“Sapo kemi dalur nga procesi zgjedhor dhe jemi ne pritje te rezultateve perfundimtare per të diskutuar pastaj edhe per koalicionin eventual me LDK-ne. PDK ne Pejë që dy mandate bashkeqeveris me LDK-ne duke pasur nje bashkpunim korrekt dhe nese ka interesim nga te dyja palet edhe për një mandat bashkqeverisje, pse të mos ndodh, por deri ateherë ka kohe, sepse per kete çeshtje vendos kryetari degës i cili ka mandat dhe kompetencë per ti dhenë drejtim partisë në çështje strategjike siç është edhe puna e koalicioneve”.

I pyetur se cilin kandidat e kanë mbështetur në zgjedhjet e 17 tetorit, Muhaxheri u përgjigj kështu?

“Ashtu siç kam thenë edhe herat e kaluara në mungesë të kandidatit tonë për kryetar të Pejës, atë kandidat që do ta mbeshtes PDK-ja do te jetë fitues i zgjedhjeve ashtu siç edhe ndodhi” deklaroi Muhaxheri për Gazeta Blic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme