Deri më tani në Kosovë rreth 19 mijë persona kanë arritur të marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid-19, AstraZeneca, nga kontigjenti prej 24 mijë vaksina sa janë siguruar në tërësi.
Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë kanë theksuar se brenda pak ditësh pritet të përmbyllet kjo fazë e vaksnimit kundër Covid-19.
“Procesi po shkon shumë mirë, plotësisht sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. Brenda pak ditësh mbyllet kjo fazë e vaksinimit”, thuhet në një përgjigje.
Në lidhje me efektet anësore që mund t’i shkaktojë kjo vaksinë, nga MSh-ja kanë thënë se deri tani janë identifikuar vetëm efekte të lehta anësore.
“Deri tash nuk ka pasur efekte të padëshirueshme anësore serioze që kanë lidhje me vaksinën Astra Zeneca, përveç ndonjë simptomë të kuptueshme pasvaksinale të pritshme”, kanë thënë nga MSh-ja.
Me këto vaksina AstraZeneca, deri tani janë vaksinuar punëtorët shënnetësorë, të moshuarit dhe persona me dializë.
Ndërkaq, në fund të muajit mars në Kosovë ka arritur kontigjenti i parë me 24 doza të vaksinës AstraZenca, të siguruar nga organizata UNICEF nëpërmjet mekanizmit COVAX.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se që nga muaji maj për Kosovën do të ndahen 95 mijë doza të vaksinave antiCovid-19.
Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid, duke i hap rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer.
Sipas këtij dokumenti, vaksinat duhet të kenë miratimin e EMA-së ose FDA-së. UA mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015.
Ky i fundit në Nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo koorporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.