Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka reaguar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me pronarët e KEDS’it.
Duke ironizuar, Rrahmani ka pyetur Kurtin se “A u shit me monedhën e vet?”.
Këtë pyetje Rrahmani e bëri për faktin që Kurti 11 vite më parë deklaronte se marrëdhnëiet e mira me pronarët e KEDS’sit i kanë vetëm njerëzit e shitur, paçavrat dhe ata që e kanë vendin në burg.
Atë kohë, Kurti referohej ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.