Ekonomia Online
FUNDIT

AAK: Debatin nuk e anuloi Haradinaj, por KPM-ja

AAK: Debatin nuk e anuloi Haradinaj, por KPM-ja

Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është […]

Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e e opinionit publik. I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Të ngjashme