Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes deputeteve Aida Dërguti dhe Time Kadrijaj, dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për veteranë.
Dorëzimin e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për veteranë do ta bëjnë në ora 14:00.