AAK do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.


“Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme