AAK dorëzon në ZRrE komentet kundër shtrenjtimit të rrymës, Tahiri: Rritja është e pa përballueshme për qytetarët

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se AAK ka dorezuar sot në ZRrE komentet kundërshtuese kundër shtrenjtimit të rrymës. Tahiri është shprehur se rritja e propozuar është e pa përballueshme për qytetarët, ndërkaq njofton se AAKi ka propozuar ZRrE dhe Qeverisë që ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin.

Njoftim i plotë:

Vazhdimin e kundërshtimit tonë ndaj tarifave diskriminuese të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë e bëmë edhe me komentet tona kundërshtuese kundër ngritjes së çmimit të rrymës, të dorëzuara sot në Zyrat e ZRrE-së.

Grupi Parlamentar i AAK-së kundërshton çmimin e papërballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga ZRrE-ja, dhe kërkon nga ZRrE-ja dhe Qeveria ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin.

Të ngjashme