AAK garon me numrin 128 në zgjedhjet e 7 qershorit

Prishtinë | 16 Maj 2026 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin  128 në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kandidat për kryeministër nga AAK-ja, është Ardian Gjini.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

Të ngjashme