Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se ka kohë që AAK ka ngritur dyshime rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore.
Në një postim në Facebook, ajo i ka bërë thirrje publike ShBA-ve që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave.
“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus”, ka shkruar Kadrijaj.