Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma janë dënuar nga Komuna e Prishtinës për shkelje të masa anti-Covid.
Dy subjektet politike janë dënuar me nga 2.000 euro.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, i cili shkruan se janë duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të masave.
“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit”, ka shkruar Tahiri.