AAK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 00:02 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) ka nisur procesin që ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Qeverinë, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar.

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se procesi i ka dy afate.

Sipas Tahiri afati i parë me 10 nënshkrime ka kaluar, dhe tash është afati i dytë me 30 nënshkrime.

“Nuk është e drejta e zëvendësministrit me nënshkru. Zv.ministri nuk votohet në Kuvend, rrjedhimisht nuk ka asnjë përgjithësi me nënshkru kontrata. Janë dy afate. Afati i parë ka qenë me 10 nënshkrime i cili është tejkalu, tash duhet me 30 nënshkrime e gjithë opozita të nënshkruajë”, ka thënë Tahiri për Klan Kosovën.

Këtë gjë, AAK, gjegjësisht Tahiri e kishte paralajmëruar muaj më parë. Në paraqitjen në Kuvend, ai kishte thënë se ky Ligj do të dërgohet në Kushtetuese.

Të ngjashme