AAK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) ka nisur procesin që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Qeverinë, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar.

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se procesi i ka dy afate. Sipas Tahirit, afati i parë me 10 nënshkrime ka kaluar, dhe tash është afati i dytë me 30 nënshkrime.

“Nuk është e drejta e zëvendësministrit me nënshkru. Zv/ministri nuk votohet në Kuvend, rrjedhimisht nuk ka asnjë përgjithësi me nënshkru kontrata. Janë dy afate. Afati i parë ka qenë me 10 nënshkrime, i cili është tejkalu, tash duhet me 30 nënshkrime”, ka thënë Tahiri për Klan Kosovën.

Këtë gjë AAK, gjegjësisht Tahiri, e kishte paralajmëruar muaj më parë. Në paraqitjen në Kuvend, ai kishte thënë se ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese.

Të ngjashme