AAK-ja e vlerëson kaotike gjendjen e arsimit në vend: Arsimi ka qenë më i organizuar në kohë lufte se sa sot

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 14:49 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me Forumin Intelektual – Evropa 2030, organizuan tryezën me temën “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. Sipas AAK-së, këto diskutime janë mundësi për daljen nga “gjendja kaotike” e arsimit në vend, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u prezantuan konkluzione të përbashkëta për të arritur gjetjen e një zgjidhje sa i përket çështjes së parashtruar.

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, potencoi se arsimi është thelbi i çdo gjëje për tu vlerësuar një shtet, duke shtuar se ka një indiferencë dhe injorancë se çka po ndodh me arsimin.

“Perspektiva garantohet duke pasur një plan ekonomik, plani menaxherial si me ndodh vlera e shtuar në ekonomi, është e rëndësishme të kesh një plan të brendshëm, ta kemi me rëndësi integrimin në Evropë. Është me rëndësi që një vend ta ketë një plan, është me rendësi me e garantu vendin tënd, siguria e kërkon një plan, duhet me qenë aq i zoti me i parashiku gjërat dhe me e gjet një rrugë më të lehtë për veten”, tha kreu i AAK-së.

“Sallat mësimore, amfiteatrot e laboratorët janë fabrikat më të rëndësishme për një shtet. Me Arsimin nuk bëhet pazar sepse është përcaktues për të ardhmen e vendit. Fatkeqësisht Arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie. Problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi i dëmshëm politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore dhe lufta e hapur ndaj sindikatave dhe mësimdhënësve, kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se bashkëpunimi ynë politik me Forumin E30 dhe sindikatat e Arsimit, ka nisur të japë rezultatet e para.

“Në tryezën e dytë për Arsimin, kësaj radhe organizuar në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030, gjatë diskutimit me panelistët, profesionistë të fushave të ndryshme me kontribut të shquar në sektorin e Arsimit, u ngrit shqetësimi për degradimin e skajshëm që kjo qeveri i ka sjellur Arsimit. Bashkëpunimi ynë politik me Forumin E30 dhe sindikatat e Arsimit, ka nisur të japë rezultatet e para, që do të kulmojnë me një plan të përbashkët për ta rikthyer dinjitetin e mësimdhënësve dhe ndryshimin pozitiv të gjendjes arsimore në vend”, ka përfunduar Haradinaj.

“Çdo gjë pikënisjen e ka në arsim, mburresh me çka do lloj resursi tjetër po nuk e trajtove me kujdes arsimin ti ia shkruan vetës kush do të jesh. Ka një indiferencë dhe injorancë se çka po ndodh me arsimin. Një plan i mirëfilltë duhet të ia kthej nderin arsimit”, shtoi ai.

Kryetar i Forumit Intelektual “Evropa 2030”, Artan Nimani, tha se institucionet e arsimit janë mbushur me militantë, librat shkollor janë në katrahurë.

Sipas tij, Qeveria ka lënë anash trajtimin e duhur të arsimit dhe sot gjendet në situatë aspak të mirë, ndërsa shtoi se arsimi ka qenë më i organizuar në kohën e luftës se sa sot.

“Në si forum jemi angazhuar që alternativat t’i shohim më hollësi, nga të gjitha nivelet, problemet janë shtuar, ndikimi politik, është shkaktuar një kolaps. Të kyçen direkt në përmirësimin e gjendjes sepse është dëmtuar dukshëm. Vazhdimisht AAK-ja ka diskutuar për arsim por edhe Sindikatat kanë shprehu pakënaqësitë, kritika nga mësimdhënësit, akademia e shkencave fajëson të tjerët, ndërsa Qeverinë e amniston nga këto veprime”, tha Nimani.

Ai shtoi se “Arsimi parafillor dhe fillor është 1.9, nga grupmoshat kemi 2.7 më të ulët, jo vetëm nuk ka gjithëpërfshirje por edhe ulje. Gjendja e arsimit parauniversitar, s’është e mirë, kjo Qeveri ka paraparë për rregullimin e cilësisë por cila është e vërteta, ka fyer mësimdhënësit dhe ka tentuar të shpik ide, duke degraduar me pagat vetëm për të krijuar një pasiguri në vend. Raporti i UNDP-së vetëm 0.6 e qytetarëve janë të shqetësuar për arsim, kjo ka ndodh për shkak se Qeveria ka lënë anash problemet reale. Shkarkimi i rektores së parë femër, janë mbushur institucionet me militantë, kemi një katrahurë të librave shkollor, Qeveria po bllokon fondet, gjendja në arsim është është tejkaluar për shkak se kanë shkatërruar një sistem duke marrë hak mbi mësimdhënësit. Ta demaskojmë mashtrimin”.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se për herë të dytë po e trajtojnë arsimin si AAK, sepse e konsiderojmë të rëndësishëm. Tahiri e quajti, sulm eklatant shkarkimin e rektores në Mitrovicë.

Të ngjashme