Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas miratimit të propozimit nga VV në Komisionin e Kuvendit, ku është vendosur që 11 milionë euro të ndahen për pagesën e rrymës në veri.
AAK-ja tha se Qeveria ka ra në shantazhin e serbë të veriut. Në komunikatën e tyre thuhet se ky është një zhvillim i keq sidomos në kohë pandemie.
Komunikata e plotë:
11 milionë euro është shuma të cilën duhet ta paguajnë̈ shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë̈, sfidon institucionet tona. Ky është propozimi, i cili kaloi sot nga deputetët e VV-së në Komisionin përkatës.
Është e habitshme, që pas arritjes së pavarësimit energjetik, qeveria e Kosovës të bie në shantazh të serbëve të veriut.
Përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet me djersën dhe kontributin e shumicës prej nesh, nga ky veprim, kemi një zinxhir të dëmeve të tjera.
Me këtë, Kuvendi pajtohet që Republika e Kosovës, nuk ka potencial të jetë vend jo diskriminues e shtet i së drejtës dhe është shtet që inkurajon shkelësit e ligjit, ta keqpërdorin rrymën, duke e shfrytëzuar jo racionalisht dhe madje duke e shfrytëzuar me qëllime të dëmtimit të kapacitetit energjetik të vendit.
Kjo pastaj rezulton edhe me blerjen e energjisë, kur ajo nuk mjafton, duke ndikuar në rritjen e kostos.
Në momentin kur kemi procesin e Brukselit, kjo dëshmon që qeveria nuk ka kapacitet të zbatojë ligjin efektivisht në tërë territorin e Kosovës, e as të vazhdojë integrimin e pjesës veriore të saj.
Ky është zhvillim i tmerrshëm, në një kohë pandemie, kur buxheti dhe ekonomia familjare e njerëzve që e duan Kosovën po sfidohen.