AAK-ja formon dy nëndegë të reja në Gjermani

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar për formimin e dy nën degëve në Gjermani.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të AAK-së në Gjermani, bëhet e ditur se sot është formuar nëndega në Augsburg, si dhe ajo në Donauëorth.

“Në këtë takim me një numër të madh të bashkatdhetarëve ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, ai i degës në Bavari, Selim Hoti. Nëndega e re e AAK-së në Augsburg, ka zgjedhur sot edhe udhëheqjen e saj në këtë përbërje”, thuhet në njoftim.

Kështu Kushtrim Neka do të jetë kryetar, Asllani Qarri, nënkryetar, Nazhije Sopaj, nënkryetare, Ganimete Nitaj, sekretare.

“Po ashtu, sot është formuar edhe nëndega e AAK-së në Donauëorth. Sikurse në Augsburg, edhe në Donauëorth është zgjedhur udhëheqja e nëndegës së AAK-së me këtë përbërje: Mehdi Rexhepi – kryetar. Ramë Avdullahu – nënkryetar. Skënder Musa – sekretar”, thuhet në njoftim.

“Aleanca vazhdon shtrirjen e saj të madhe në Gjermani e kudo tjetër në Evropë që jetojnë e veprojnë shqiptarët e Kosovës. Aleanca është shndërruar në adresë për diasporën tonë, adresë kjo me vizion të qartë e program zhvillimor edhe për Kosovën si shtet, por edhe për diasporën tonë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme