AAK-ja inicion hetimet në Prokurori për shpenzimet e karburanteve nga Komuna e Pejës

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Subjekti opozitar në Pejë, AAK, të mërkurën në një konferencë ka bërë të ditur për hetimet e iniciuara në organet e hetuesisë ndaj Komunës së Pejës për keqpërdorime, konkretisht me theks të veçantë për shpenzimet e karburanteve për automjete.

“Në Komunën e Pejës ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim me shpenzimet e derivateve për automjete. Kemi shpenzime që nuk justifikohen në asnjë rrethanë. Komuna me veturat e saj shpenzon karburant mbi 600 litra në ditë, që i bie 6 mijë kilometra në ditë. Kemi kërkuar nga Prokuroria dhe Krimet Ekonomike që të hetojnë këtë dukuri të shpenzimeve. Kërkesën për hetime në ato organe e kemi bërë muajin e kaluar”, tha Ardian Berisha, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Pejës.

Sipas tij, Komuna e Pejës edhe vitin e kaluar ka vazhduar me trendin e rritjes së shpenzimeve të karburantit për automjete. Sipas tij, janë 44 mijë e 752 euro të shpenzuara më shumë në vitin 2018 se në vitin 2017. Vitin e kaluar janë shpenzuar gjithsej për karburante për automjete 170 mijë e 875 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme