AAK-ja u bën thirrje partive ta votojnë rezolutën kundër shtrenjtimit të rrymës, s’i përjashtojnë protestat

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka mbajtur konferencë për medie, në prag të seancës ku do të diskutohet shtrenjtimin e çmimeve të energjisë, raporton Ekonomia Online.  

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga grupet tjera parlamentare që ta votojnë rezolutën që i ndalon ZRrE-së shtrenjtimin e çmimeve të energjisë.

“Për ne është e papranueshme që dikush që ka paguar 52 euro të paguaj deri në 100 euro. Ne nesër në këtë debat, presim dy çështje, fillimisht nga shumica parlamentare, nga VV të reflektojë dhe të votojë rezolutën tonë që obligon Qeverinë dhe ZRRE-në që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike, pra që të anulohet rekomandimi. E kemi momentumin shumë të mirë që nesër të stopojmë ngritjen e çmimeve”.

“Ku ka logjikë që një familje t’i dyfishohet çmimi i energjisë dhe me taksat e tyre të paguhet një pjesë tjetër e konsumatorëve. Ku ka logjikë kjo. Shtrohet pyetja e qasjes së Qeverisë, vetëm disa ditë pasi Kurti tha se rryma është shtrenjtë në Kosovë, ZRRE propozon ngritjen e tarifave. Me këto tarifa afektohen rreth 200 mijë familje. Kë po e mbron kjo qeveri, qytetarin apo interesin e korporatave”, u shpreh Tahiri para mediave.

Ttuje ai ka paralajmëruar edhe protesta nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

“Pse duhet një familje me pagu faturën e dyfishtë dhe me subvencioni një biznes që shpenzo mbi 600kv. Në këtë tarifë mbi 200 mijë familje afektohen. Kënd po e mbron kjo qeveri? Qytetarin apo interesin e korporatës. Ne si subjekt do t’i shtjerrim të gjithë mekanizmat dhe në fund edhe protestat”, ka thënë Tahiri.

Deputeti Pal Lekaj ka thënë se kjo krizë energjetike do të reflektojë shumë keq në ekonomitë familjare.

Ai ka thënë se ai e ka paralajmëruar qeverinë për këtë shtrenjtim, raporton EO.

“Ne po kalojmë ditët më të këqija si qytetarë. Përveç që po i rritet çmimi energjisë, po rriten edhe çmimet e produkteve ushqime e ndërtimore. Është koha e fundit që bashkërisht të dalim nga kjo amulli”, ka thënë ai.

Të ngjashme