Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate bën të ditur se në marshin protestues, me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, të cilët kanë marshuar qetë e dinjitetshëm deri të Ambasada e Francës në Prishtinë dhe anasjelltas.
Organizatorët e këtij Marshi atje kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë franceze, duke kërkuar që të mos zhagiten proceduarat gjyqësore dhe Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij.
Po sot Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për [farë tashmë i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, kjo pas situatës së krijuar më zotin Haradinaj, e me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë.