AAK e Gjakovës përmes një komunikate për media ka deklaruar se “kandidatja e Alternativës për Gjakovën, Mimoza Kusari-Lila, me ndërmjetësimin e disa personave që janë të njohur për organet e rendit në Gjakove, në këmbim të votave po shpërndajnë ndihma komunitetit RAE”.
Madje AAK e Gjakovës ka thënë se për këtë akuzë ka edhe dëshmi, njofton Klan Kosova.
“Si dëshmi kemi mbi 160 kopje të dokumenteve identifikuese të personave që kanë marrë dhe po marrin ndihma në këmbim të votës. Dokumentet identifikuese u janë marrë për t’i frikësuar votuesit dhe për të vërtetuar votën më 19 nëntor. Prokuroria po bën hetime rreth këtij rasti”.