Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, përmes në postini në Facebook, ka përshëndetur “reflektimin” e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, për formim të institucioneve.
“Afati 10-ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve, tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptojë më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje”, ka shkruar Abrashi.
POSTIMI I PLOTË:
Reflektimi i Pacollit
E vlerësoj qëndrimin e Behgjet Pacollit, i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoi ta dërgojë vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal.
Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjell humbje të pariparueshme për vendin tonë.
Afati 10-ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve, tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptojë më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje.
Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara.