Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur në selinë e saj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një takim që e ka cilësuar si “vëllazëror”.
Ahmeti është pritur nga Ardian Gjini dhe Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj.
“Takim vëllazëror në selinë e Aleancës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Gjatë takimit, palët kanë vlerësuar kontributin e Ahmetit në proceset e shqiptarëve në Ballkan që nga vitet ’90.
“U vlerësua lart kontributi i z. Ahmeti në të gjitha proceset që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe roli i tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon”, thuhet në komunikatë.
Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në bashkërendimin dhe forcimin e faktorit politik shqiptar në të gjitha hapësirat ku jeton kombi shqiptar.