AAK-PSD kalon Vetëvendosjen në Gjakovë

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Në komunën e Gjakovës janë numëruar 98,59% e votave apo 140 vendvotime nga 142 sa janë gjithsejtë në këtë komunë.

Rezultati i partive në këtë komunë ka pësuar ndryshim, pasi që në fillim të numërimit të votave në këtë komunë ishte duke prirë Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo tash e para ka dalë koalicioni AAK-PSD.

34,54% apo 13 mijë e 802 qytetarë të Gjakovës i kanë dhënë votën koalicionit AAK-PSD.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 30,80% apo 12 mijë e 308 vota, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 18,13% apo 7 mijë e 247 vota.

NISMA-AKR ka 2,78% apo 1 mijë e 112 vota. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme