AAK: S’do të ketë vonesa në krijimin e institucioneve të reja

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 15:10 | Nga

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e bindur se nuk do të ketë vështirësi e as vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore.

Kryesia e AAK-së dhe kryetarët e degëve, në mbledhjen e përbashkët kanë shqyrtuar rezultatin zgjedhor, hapat drejt krijimit të institucioneve qendrore si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale 2017.

“Organet më të larta të Aleancës i dhanë mbështetje të plotë të nominuarit për Kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili tashmë de-fakto është edhe i mandatuar për krijimin e Qeverisë së re, që të zhvillojë negociatat me partnerët e mundshëm për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme