Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa duhet të shkojë.
Ai përmes një postimi në Facebook se dështimi i Qeverisë e ka dëmtuar liberalizimin e vizave dhe proceset tjera integruese.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qeveria e Kosovës ka dështuar rëndë në procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky dështim e ka dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese. Në vend se të derdēlliset nëpër Evropë Kryeministri Mustafa më mirë të shkarkojë Murat Mehën si hap i parë drejt zgjidhjes së demarkacionit. Asnjë njeri nuk mund ta amnistojë Murat Mehën nga defektet profesionale siç nuk mund të amnistohet politikisht as Isa e as Hashimi. Është i domosdoshëm krijimi i komisionit të ri shtetëror për demarkim ashtu siç është e domosdoshme një Qeveri e re e Kosovës.