AAK: Suficiti për investime kapitale në Prizren do të jetë milionësh

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj nuk është bindur nga deklarata e kryetarit Haskuka se suficiti në kategorinë e investimeve kapitale do të jetë rreth 15 për qind nga granti qeveritar.

Baldedaj ka shprehur bindjen se suficiti në këtë kategori buxhetore do të jetë milionësh, shkruan sot Koha Ditore.

“Mytaher Haskuka me krenari e thotë se 15 për qind të mjeteve nga projektet kapitale do të ikin nga Komuna e Prizrenit dhe nuk do t’i kthehen më. Mbetet të shihet në fund të vitit nëse shifra 15 për qind do të jetë e vërtetë, sepse me asnjë fakt Haskuka në paraqitjen e tij me drejtorët nuk na bindi se suficiti do të jetë vetëm 15 për qind. Suficiti dyshojmë se do të jetë shumë i madh, do të jetë milionësh”, ka thënë këshilltari i AAK-së opozitare.

Ai ka pohuar se në mbledhjen e shkuar të Ekzekutivit lokal, drejtorët komunalë para Haskukës kanë raportuar për dështimin e tyre dhe të Haskukës gjatë vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme