Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.
Në konferencën e AKK-së do të flasë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
“Sot me fillim në ora 12:00, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mbanë konferencë për gazetarë”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e AAK-së nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së konferencës.