AAK thërret për protestë gjithëpopullore në mbrojtje të Haradinajt

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 12:06 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e zhgënjyer me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze lidhur me liderin saj, Ramush Haradinaj.

Këtë zhgënjim, kjo parti ka vendosur ta shfaqë përmes një thirrjeje për protestë gjithëpopullore në Prishtinë.

Protesta gjithëpopullore është paralajmëruar për këtë të shtunë, më 4 mars, në orën 13, në Sheshin “Skenderbeu”.

“E zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt, AAK thërret protestë gjithëpopullore për këtë të shtunë, datë 4 mars, në orën 13, në Sheshin Skenderbeu”, shkruan AAK-ja në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme