AAK vendos aplikimin e modelit primar në parti

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur sot aplikimin e modelit të primareve në parti.

Kjo nënkupton që kandidaturat për deputetë te dalin nga primaret, që është një model i votimeve të brendshme për kandidatura për zgjedhje të përgjithshme si dhe kandidaturave për kryetarë komunash. 

Është vlerësuar se një model i tillë është një hap tutje drejt demokratizimit të brendshëm dhe decentralizimit të vendimmarrjes, dhe si i tillë ka marrë mbështetjen e Kryesisë. 

Kryesia e AAK-së, sot ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend, ku i është dhënë mbështetje procesit të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për njohje me Serbinë.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së është përcaktuar edhe plani vjetor i punës së AAK-së për vitin 2023.

Të ngjashme