Caktimi i seancës konstituive për datën 3 gusht ka bërë qe të nisin deklarimet nëse koalicioni PAN i ka votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Përderisa, Vetëvendosje dhe LDK deklarojnë se nuk kanë vota për Kadri Veselin si kryeparlamentar, në AAK thonë se përveç Qeverisë, votat janë siguruar edhe për Veselin.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh deputet i zgjedhur i kësaj legjislature, Rasim Selmanaj nuk e ve në dyshim sigurimin e votave për Veselin.
“Kryetari i Kuvendit ka me qenë kandidati i PAN-it, në këtë rast Kadri Veseli dhe ka më i marrë votat. Duhet me u konstitu Kuvendi dhe më procedu tutje”, ka thënë Selmanaj për Indeksonline.