Grupi Parlamentar i AAK-së, ka vizituar sot në Qeverinë e Kosovës zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri. Në njoftimin e GP të AAK-së, thuhet se Tahirin e kanë uruar për postin e marrë para pak ditësh se dhe i kanë ofruar bashkëpunim për çështjet e interesit të përgjithshëm.
“Grupi parlamentar i AAK-së sot vizitoi zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri. Fillimisht, grupi i përbërë nga deputetët e AAK-së, i uroi Tahirit punë të mbarë në postin e marrë pak ditë më parë dhe i ofroi bashkëpunim në çështje që janë interes i qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Kosova po hyn në një fazë të re që kërkon unitet, prandaj grupi deklaron se do të në vazhdimisht në vëzhgim të punës së Qeverisë së Kosovës.
“Kosova po hyn në një fazë të re e cila kërkon unitet të përgjithshëm. Si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të jemi vazhdimisht në vëzhgim të punës së Qeverisë së Kosovës”, thuhet tutje.
AAK ka shprehur besimin e plotë në kapacitetet e Tahirit për të udhëhequr me postin e dytë të Qeverisë së Kosovës.
“Kapacitetet profesionale dhe intelektuale të Tahirit, veçanërisht në fushën e reformave, janë të njohura dhe AAK ka besim të palëkundshëm që puna dhe angazhimi i Tahirit në ekzekutiv do të jenë shumë të rëndësishme për shtetin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.”