Abazi: Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shkruar në facebook për energjinë elektrike në veri.

Ai ka thënë se nuk duhet paguar asnjë cent për energjinë e shpenzuar në veri.

“Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri”, tha Abazi.

Abazi shtoi se deri sa të zgjidhet problemi, rrymën në veri ta paguajë Bashkimi Evropian.

“Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BE-së.”, tha Abazi.

Të ngjashme