Abazi e kritikon VV-në Projektligjin për zgjedhjet

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 11:44 | Nga Gzim Mujaj

Deputeti Haki Abazi, ka kritikuar Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, sipas tij, nuk ka kuptim që pas 23 vite pas lufte qytetar të mosdëgjojë kandidatin se çka premton, por duhet të dëgjojë një listë zgjedhore të përzgjedhur nga udhëheqësi i partisë politike, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas tij, tregon që demokracia e munguar brenda partive politike rikonfrimohet në sistemin zgjedhor duke votuar brenda një liste, që sipas tij,  votuesi nuk e di se çfarë ofron.

“Nuk ka as një kuptim që 23 vite pas luftës që  qytetari të mos dëgjoj kandidatin apo kandidaten se çka ofron çka premton , por të dëgjojë një listë zgjedhore të përzgjedhur nga udhëheqësi i partisë politike. Do të thotë demokracia e munguar brenda partive politike rikonfrimohet në sistemin zgjedhor duke votuar brenda një liste  të cilën votuesi nuk e di se çfarë ofron”.

“Kjo lidhje ndërmjet qytetarit dhe deputeti për të adresuar bie që demokraci shkon duke u reformuar. Ideja që  ne nuk kemi arritur që të bëjmë 7 zona zgjedhore i bije që qytetari i Mitrovicës mund të votoj për hatër për kandidatin që është nga Kaçaniku sepse është djali hallë apo ka intervenua. Kjo do të duhej që të ishte pjesë e diskutimi. E dyta votimi dhe numërimi, më habit fakti që tentohet që të prezantohet si pozitive që nuk do të bëhet numërimin në vend voditk, por në komunë”, tha ai.

Të ngjashme