Deputeti Haki Abazi ka akuzuar kryeparlametarin, Glauk Konjufca që sot ka bërë shkelje të rregullores. Ai ka thënë se nuk ka pasur vendim për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. Abazi ka thënë se Konjufca ka lexuar […]
Abazi: Kryeparlamentari Konjufca bëri shkelje të rëndë, nuk ka pasur vendim të GP të Vetëvendosjes

Deputeti Haki Abazi ka akuzuar kryeparlametarin, Glauk Konjufca që sot ka bërë shkelje të rregullores.
Ai ka thënë se nuk ka pasur vendim për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.
Abazi ka thënë se Konjufca ka lexuar një vendim të paqenë.
“Kryeparlametari Konjufca ka bërë shkelje të rëndë të rregullore, ka lexuar një vendim të paqenë për zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare”, tha ai.
Abazi: Pati luftë speciale kundër meje brenda VV’së
“Le ta gjenë dikush që grupi parlamentar ka marrë vendim për shkarkimin tim. Nëse Konjufca e ka vendimin e ftojë me publiku, unë i kërkojë falje. Nuk ka vendim”, u shpreh ai teksa shtoi se ka manipulime brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.











