Abazi: LDK-ja pa Vjosa Osmanin rrezikon të mbetet partia e tretë

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se mërgata shqiptare mbështet Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti dhe jo sipas tij, komplotistët centrifugal, antikushtetues dhe antievropianë.

“Mërgata është e kënaqur me suksesin e madh që qeveria Kurti ka arritur në preventivën dhe parandalimin e përhapjes së shpejt të COVID-19 dhe gjithashtu me nivelin e paparë profesional te përgatitjes dhe përllogaritjes së pakos përkrahëse për individ dhe operator ekonomik”, ka thënë Abazi.

Ai përmes Facebook ka thënë se mërgata por edhe senatorë e gonegresmenë amerikanë nuk e kuptojnë se LDK nuk flet për zgjedhjet e reja dhe më tej ka thënë se ky subjekt pa Vjosa Osmanin rrezikon të mbetet partia e tretë në vend.

“Mërgata, senatorë e kongresmenë, me të cilët flasim për çdo ditë në SHBA, nuk e kuptojnë pse politikanët e LDK sidomos nuk kanë guximin të flasin për zgjedhjet. Për cilën demokraci po flasin nëse nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje. Sigurisht që kanë bërë tinëzisht matje të opinionit dhe e dinë që pa Vjosa Osmanin, rrezikojnë të mbeten e treta. Por nuk ka zëvendësim të demokracisë e legjitimitet demokratik pa zgjedhje”.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156989993130718
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme