Abazi: Merkel e përkrahu vendimin e Qeverisë – Thaçi kreu vepër penale mbrëmë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka publikuar dokumentin me vendimin e Qeverisë për masat e reja për mbrojtje e parandalim të përhapjes së Coronavirusit.

Nëpëmjet një postimi në Facebook, Abazi theksoi se Qeveria ka marr vendim për të rritur disiplinën e për të mos rrezikuar qytetarët, duke shtuar po ashtu se gjatë bisedës së djeshme përmes telefonit që ka pasur kryeministri me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kjo e fundit ka përkrahur vendimet e Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Abazit:

Mirëmëngjesi!

Të jemi të qartë, mbrëmë Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendime për të rritur disiplinën, për të mos rrezikuar qytetarët dhe për të zvogëluar në minimum mundësinë e infektimit dhe shpërndarjes së virusit Covid-19.

Ky është preokupimi kryesor i Qeverisë Kurti. Gjithaq, Kancelarja Gjermane ka përshendetur dhe ka përkrahur vendimet e Qeverisë dhe ka biseduar direkt me kryeministrin Kurti.

Vetëm dy persona dolën kundër në të njëjtën kohë: Thaçi dhe Mustafa.

Nuk e patën hallin te tarifa, por sesi të ndikojnë për ta ndalur e penguar punën e Qeverisë Kurti.

Presidenti Thaçi kreu vepër penale mbrëmë dhe kjo nuk është hera e parë. Ai thirri policinë që të mos e respektojë vendimet e qeverisë. Bazuar në cilin ligj apo kushtetutë ka të drejtë, çfarë në fakt do!?

Nuk është kohë për të menduar sa tendera do t’i kishin marrë e sa para të buxhetit do t’ju ishin falë e dhënë dhëndurëve, kushërinjve e dajallarëve. Është koha që të mendohemi, mundohemi e të punojmë bashkë për të mbrojtur e garantuar jetën e çdo qytetari.

Të gjithë qytetarët e kanë mirëkuptuar secilën masë që kemi marrë deri tani. Kjo gjendje nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e njerëzimit në këtë formë. Gjatë ditës bashkë do të sqarojmë pyetjet që keni.

Bashkë e me emër të Zotit, si dhe duke përkrahur njëri-tjetrin do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme