Abazi pas heqjes së reciprocitetit: Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas tij, ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues.

“Po e ‘luftojnë’ pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njëjtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë ‘liberalizimin e vizave’, kanë nënshkruar demarkacionin… kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues”.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157152542790718
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme