Abazi: Po merremi me Coronavirusin, puna e Qeverisë po vazhdon normalisht

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 13:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjen, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se institucionet përgjegjëse janë duke u marrë intensivisht me pandeminë Coronavirus.

Abazi më tej ka shtuar se Qeveria po vazhdon punën normalisht dhe se përhapja e Coronavirusit po menaxhohet.

Sa i përket paralajmërimeve të LDK-së, për mocion ndaj Qeverisë, Abazi thotë se i mbetet organeve të VV-së të marrin vendim për hapat e ardhshëm.  

“Ne jemi përbrenda veprimit të qeverisë dhe institucioneve dhe të detyrave të secilës ministri për tu përballur me pandemi çdo gjë që është vendosur në veprim edhe shqyrtimi i masave të reja është duke ndodhur edhe tani kur po flasim në vazhdimësi. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të kryejmë obligimet e tona si Qeveri dhe institucione të Republikës. Është një situatë kur kërkon edhe zgjuarsi edhe veprim të zgjuarsi edhe të shpejtë edhe vendime të duhura dhe kjo është në fakt brengosja dhe çështja me të cilën jemi duke u marrë”.

“Gjërat e tjera aspektet e tjera të cilat në ndërkohë mund të paraqiten sikur kjo që po flisnin për vendimin e kryesisë së LDK-së janë çështje të vendimmarrjes  dhe momenteve që do të vinë në vazhdim dhe sigurisht që do të merremi me to përbrenda përkufizimeve të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës”.

Abazi ka treguar se tani për tani janë duke bashkëvepruar me partnerin qeverisës LDK-së duke vazhduar punën normalisht.

Ai ka treguar se janë takuar me zëvendëskryeministrin e parë Avdullah Hotin dhe me disa nga ministrat e LDK-së.

“Ne jemi Qeveri duke vepruar bashkëvepruar bashkë me LDK-në. Ne pak më parë e patëm takimin përbashkët bashkë me disa ministra të LDK-së edhe zëvendëskryeministrin Hoti ku diskutuam gjendjen edhe shëndetin e ekonomisë në Kosovë, kjo është shumë e rëndësishme në këtë fazë që mendoj që duhet  vazhduar me përgjegjësi tu përballemi kërkesave të qytetarëve dhe të mbrojmë shëndetin publik dhe të përkujdesemi që ekonomia jonë të në masën që është të shpëtohet nga impakti negativ që mund të ketë nga gjendja e krijuar”.

“Çfarëdo lloj situate që do të paraqitet do të merremi atëherë kurdo herë që paraqiten ato situata por ne jemi përfaqësues të popullit dhe mbajmë përgjegjësinë për funksionimin e institucioneve dhe ky do të jetë prioriteti kryesorë i joni”.

Abazi është shprehur se Qeveria nuk është as e LDK-së as e VV-së dhe se tashmë ministri i shkarkuara i Agim Veliu nuk ka respektuar qëndrimin e qeverisë kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kemi një qeveri e cila nuk është as e LDK-së as e Lëvizjes Vetëvendosje është qeveri e Republikës së Kosovës e cila ka përballë  situata dhe procese për të cilat duhet të veprojmë vetëm si Qeveri dhe vetës si institucione, çështjet partiake janë çështje të fushatave elektorale dhe të proceseve të brendshme që secila parti dhe subjekt politik ka”.

“Kemi një kryeministër dhe kemi ministra të cilët janë të obliguar të kryejnë detyrat e tyre në bazë të marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeverisës, dhe në situatën të cilën jemi qëndrimet dhe vendimet e qeverisë duhet të respektohen dhe çfarëdo lloj mospajtimi duhet të diskutohet përbrenda.

“Deklarimi i zotit Veliu se është pro gjendjes së jashtëzakonshme është mosrespekt për vendimin e zhvendos situatën në një moment tjetër dhe e aborton rolin e policisë së Kosovës ku ministër është vet zoti Veliu”.

LDK-ja ka thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë ku do të diskutohet për mbledhjen e nënshkrimeve për mocion. Deri tash AAK-së Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se kjo parti do ta votojë mocionin.

Të ngjashme